Miss Universe në Argjentinë mbeti pa titull, pretendon se konkursi global ishte i manipuluar
Konkurrentes për Miss Universe që përfaqësoi Argjentinën në vitin 2024 i është hequr titulli, pasi pretendoi se konkursi i madh Miss Universe i mbajtur nëntorin e kaluar në kryeqytetin meksikan ishte i manipuluar.
Konkurrentja Magali Benejam shkaktoi mjaft bujë gjatë një paraqitjeje të fundit të drejtpërdrejtë në YouTube.
Siç raportohet, 30-vjeçarja nga Kordoba, një qytet në veri të Argjentinës, sugjeroi se rezultatet përfundimtare ishin të dyshimta dhe tha se i gjithë spektakli ishte i rremë.
Gjegjësisht, fituese e Miss Universe u shpall danezja Victoria Kjær Theilvig.
“Kur ata shpallën top pesëshen, pashë gjyqtarët që shikonin njëri-tjetrin në një mënyrë të çuditshme”, tha Benejam, raporton Latin Times.
“Ata filluan të shikonin njëri-tjetrin sikur të thoshin: ;Kjo nuk është ajo që zgjodhëm ne, kjo nuk është zgjedhja ime’. Kështu dukej nga jashtë dhe më pas thashë: “Mirë, kjo është e vendosur”.
Bukuroshja argjentinase mori vendin e 12-të në konkursin e njohur të bukurisë. /telegrafi