Jessica Alba dhe Cass Warren ndahen pas 17 vjetësh martesë
Divorci i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se ka qenë fillimi i një “domino” divorcesh në Hollywood. Gjithnjë e më shumë çifte të njohur kanë vendosur të bëjnë rrugë të ndara kohët e fundit, pas shumë vitesh që janë bashkë. Mes tyre Jessica Alba me Cass Warren.
Pas gati 17 vitesh martesë dhe tre fëmijëve, çifti vendosi të ndahej, ndonëse nuk janë bërë të ditura arsyet që i çuan atje. Sipas TMZ-së, edhe pse pushimet i kaluan bashkë, ata tashmë kishin vendosur që do të divorcoheshin. Siç thuhet në lajm, ka qenë vendim i tyre i përbashkët, ndërsa prioritet do të jenë gjithmonë fëmijët e tyre.
Paraqitjet e fundit të Jessica Albas, megjithatë, me siguri paralajmëroi ndarjen e çiftit, pasi aktorja është parë disa herë në muajt e kaluar pa unazën e martesës.
Ylli u takua me Cass Warren në 2004 në xhirimet e filmit “Fantastic Four”, ku ai punonte si asistent regjisor. Tre vjet më vonë, në dhjetor 2007, çifti u fejua dhe në 2008 u martuan në një sallë gjyqi private në Beverly Hills. /abcnews