Camila Cabello konfirmon lidhjen me miliarderin Henry Junior Chalhoub

Camila Cabello konfirmon lidhjen me miliarderin Henry Junior Chalhoub

Showbiz January 06, 2025 - 17:04

Camila Cabello, 27 vjeçe, ka bërë publike lidhjen e saj të re me miliarderin Henry Junior Chalhoub, 38 vjeç, gjatë pushimeve romantike në St. Barts.

Dyshja u fotografuan teksa shkëmbenin puthje pasionante dhe shijonin një zhytje në ujërat e Karaibeve, duke treguar hapur afeksionin mes tyre.

Këngëtarja e hitit ‘Havana’ shkëlqente nga lumturia, duke kaluar momente të ëmbla me partnerin e saj, shkruan DailyMail.

E veshur me bikini të vogla kafe dhe me flokët e saj në valë natyrale, Cabello rrezatonte bukuri dhe vetëbesim, ndërsa Chalhoub mbante një palë mbathje noti blu.

Kjo është lidhja e parë publike e Cabello pas ndarjes me Shawn Mendes në 2021.

Image

Mendes dhe Cabello, të njohur për këngën e tyre hit ‘Senorita’, kishin një marrëdhënie të gjatë dhe të përfolur, duke u ndarë përfundimisht pas një ribashkimi të shkurtë në 2023.

Ndërkohë, Chalhoub është një anëtar i një familjeje miliardere libaneze me ndikim, e njohur për biznesin e modës dhe luksit në Lindjen e Mesme, që përfshin marka si ‘Chanel’ dhe ‘Louis Vuitton’.

Ky lajm vjen pas spekulimeve për lidhjen e tyre, të cilat filluan kur u panë së bashku në një ngjarje në Riad në nëntor të vitit të kaluar. Tani, ata duket se janë gati për të ndarë dashurinë e tyre me botën. /Telegrafi/

Image