Adea Luta shpallet femra më e bukur shqiptare në Botë për vitin 2024
Në një mbrëmje plot emocione dhe shkëlqim, “Miss Shqiptarja në Botë 2024” kurorëzoi fitoren, duke e shpallur Adea Luta si femrën më të bukur shqiptare në botë.
Spektakli, i organizuar nga Gecjan Fashion Group nën drejtimin e producentit Ilir Geci, u mbajt në Prishtinë në prezencën e mbi 1000 shikuesve dhe mblodhi vajza shqiptare nga e shumë vende të botës.
Fituesja, e cila përfaqësoi qytetin e Pejës, mahniti jurinë dhe publikun me bukurinë, elegancën dhe prezantimin e saj të shkëlqyer.
Ajo u vlerësua si ikona e bukurisë ne Botën Shqiptare, nga juria profesionale e përbë nga:
Përveç kurorës prestigjioze, me shqiponjën dy krenare te flakëruar në flori dhe të stolisur me gurë diamant, ajo u shpërblye me bursën e dytë të studimit që në total arrin vlerën prej pesë mijë euro dhe kontratë bashkëpunimi 3 vjeçare me Gecjan Fashion Group, duke hapur dyer për karrierën e saj të ardhshme.
Shoqërueset e Miss Shqiptarja në botë 2024 u zgjodhën:
Shoqëruesja e katërt: Marigona Sallahaj
Shoqëruesja e tretë: Luiza Zeqiri
Shoqëruesja e dytë: Llaura Marovic
Shoqëruesja e parë: Kristina Kotorri
Të gjitha shoqërueset u shpërblyen me fustane në vlere prej dy mijë euro në total nga kreatorja Kaltrina Ramadani.
Ky spektakël unik vazhdon të promovojë bukurinë shqiptare duke u dëshmuar si eventi më madhështor i bukurisë në rajon.