Akuzohen pesë persona në lidhje me vdekjen e Liam Payne, duke përfshirë një mik të ngushtë të tij
Pesë persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Liam Payne, duke përfshirë miqtë e ngushtë Roger Nores.
Sipas Prokurorisë së Shtetit argjentinas, menaxherja e hotelit Gilda Martin, punonjësi i hotelit Esteban Grassi dhe miku i këngëtarit të ndjerë, Roger Nores u akuzuan për vrasje nga pakujdesia, ndërsa punonjësit Braian Paiz dhe Ezequiel Pereyra u akuzuan për furnizim me drogë.
Sipas informacioneve të portalit argjentinas Infobae, gjykata ka urdhëruar që dy nga pesë të akuzuarit të mbahen në paraburgim. Ata janë thirrur të paraqiten në gjykatë brenda 24 orëve.
Ndryshe, sipas informacioneve të fundit, numri i të dyshuarve në hetim është rritur nga tre në pesë persona. Pak ditë më parë, policia argjentinase i dërgoi një fletëthirrje për t’u marrë në pyetje të dashurës së tij, Kate Cassidy.
Policia shpjegoi se Cassidy nuk ishte e dyshuar, por se ata shpresonin se ajo mund të jepte informacion shtesë që do të ndihmonte në sqarimin e rrethanave të vdekjes së tij.
Kujtojmë se tre javë pas vdekjes së Liam Payne, prokurorët në Argjentinë përjashtuan si shkak vetëvrasjen, duke deklaruar se ai ka qenë ndoshta pa ndjenja kur u rrëzua.
Zyrtarët thanë se morën vendimin pasi arritën në përfundimin se Payne kishte të ngjarë të ishte pa ndjenja kur ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit CasaSur Palermo në Buenos Aires më 16 tetor, duke pasur parasysh se kishte mungesë të “reflekseve të mbijetesës”. /telegrafi