Disa javë pas daljes, Lela thotë se është e gatshme të kthehet sërish në shtëpi
Lela Seferi ka dalë tashmë pak javë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për atë që është tani.
E njëjta thekson se nuk e priste një dashuri kaq të madhe nga publiku dhe se është shumë e lumtur.
“Nuk e kam pritur një dashuri kaq të madhe prej publikut. Edhe kur kam dalë kam qenë pak e habitur. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Jam si person i qetë. Njëjtë është edhe Leo. Edhe pse tani që kam dalë, ka ndryshuar shumë. Jemi dy persona më të qetë. Nuk e kemi kuptuar që aq shumë janë duke na dashur jashtë”.
Këto ditë ka nisur edhe një peticion për ta rikthyer Lelën në shtëpinë më të famshme në vend, por që nuk dihet akoma nëse do të ndodhë.
Ish-banorja u shpreh se është e gatshme nëse ndodh një gjë e tillë nga Vëllai i Madh. /telegrafi