Leonardo zbulon se pse i dështoi lidhja trevjeçare jashtë
Leonardo Gashi dhe Rovena Stefa gjatë ditës së sotme (e diel) kanë diskutuar gjerë e gjatë.
Në një pyetje të këngëtares për lidhjet e mëparshme, Leo hapi zemrën dhe i tregoi për vajzën me të cilën ishte për plot tre vjet.
“Kam qenë në lidhje tre vjet, jam ndarë që tre vjet. Ka qenë shumë toksike lidhja, më ka ndikuar edhe në karrierë. Ma merrte energjinë”, u shpreh ai.
“Sa i hyna muzikës direkt kam pasur koncerte, kanë rrjedh gjërat shumë shpejt. Nuk kam ditur t’i menaxhoj të gjitha gjërat, tani edhe lidhjen e kam pasur, edhe karrierën, më shkojke gjithmonë më lartë, derisa lidhja shkonte vetëm më poshtë”, theksoi ndër tjerash.
“Për atë ka qenë e vështirë të pranoj që një person si unë del në klipe, në koncerte. Tani ndodhi kur hyna në muzikë dhe ndryshoi gjithçka, se ka qenë vajzë normale, me punë normale. Ka ndenjur më shumë në shtëpi”, tha ai.
Leo tani në shtëpinë e famshme nisi një dashuri me ish-konkurrenten Lela Seferi.
Ata pritet që lidhjen e tyre të vazhdojnë jashtë formatit të Big Brother VIP Kosova. /telegrafi
Videon mund ta shikoni KETU: