Stresi kundërshton Vullnetin: Komuniteti LGBT prish moralin shoqëror e familjar

Stresi kundërshton Vullnetin: Komuniteti LGBT prish moralin shoqëror e familjar

Showbiz December 29, 2024 - 21:51

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, ka reaguar pas deklaratës së Vullnet Krasniqit.

Ai ka shprehur haptazi kundërshtimin e tij karshi deklaratës së gazetarit, sa i përket orientimit të tij seksual.

Në emisionin ‘Big Talk’, reperi tha se komuniteti LGBT ka për qëllim përhapjen sa më të madhe të tyre, dhe shton se ky komunitet, sipas tij, prish moralin shoqëror dhe familjar.

“Unë nuk hyj te orientimi i askujt, unë vetëm kritikoj. Pse dal unë kundër deklaratës së Vullnetit? Ky komunitet ndihmon në prishjen e moralit shoqëror dhe familjar. Ky është mendimi im”, u shpreh ai.

Artisti tutje shtoi: “Jam kundër kësaj sepse një deklaratë e tillë, misioni i tyre është që të përhapin më shumë këtë”.

Stresi ka reaguar ashpër edhe me anë të disa postimeve në rrjetet e tij sociale. /Telegrafi/