Laurent Krasniqi thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U kënaqa
Ish-konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Laurent Krasniqi, ka thënë se po ndihet mirë pas daljes nga Big Brother.
Ani pse ishte si një banor i vetëm me Fitimin, këtij të fundit iu mundësua të kthehet në shtëpi përmes votave të publikut.
E Laurenti thotë se nuk ndihet keq që e ka lënë vetëm, pasi është në shoqëri të mirë.
Në emisionin “Big Talk”, ish-banori theksoi se ajo që ka mundur t’i penalizojë ata dy për t’u eliminuar është hyrja e vonshme në këtë format.
“Mirë jam, shumë mirë, u kënaqa. Kam fjet dy ditë, kam pushu. Jam dalë, jam çmall me shoqërinë me familjen”, tha ai.
“Me të thënë të drejtën nuk e kam menduar se do të eliminoheshim ne, por duke marrë parasysh lojën e Big Brother, ndoshta kemi hyrë pak vonë në lojë”.
Pritet të shihet se si do të jetë tani rrugëtimi i Fitimit në këtë format, pas eliminimit të Laurentit. /Telegrafi/