Big Basta zbulon arsyen përse la Shqipërinë dhe shkoi në Zelandë të Re: As nuk krijoja dot, Vesa nuk e pati të lehtë

Big Basta zbulon arsyen përse la Shqipërinë dhe shkoi në Zelandë të Re: As nuk krijoja dot, Vesa nuk e pati të lehtë

Showbiz December 29, 2024 - 19:37

Këngëtari Big Basta, i ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi”, rrëfeu arsyet që e bënë të largohej nga Shqipëria drejt Zelandës së Re.

Artisti i njohur shqiptar theksoi se ndihej i zhgënjyer kur mori këtë vendim drastik.

“Doja një opsion të dytë. Isha shumë i zhgënjyer. Kalova një periudhë jo të lehtë, sidomos duke parë artistë që nuk e meritonin të ishin aty ku ishin. Por, kush jam unë t’i gjykoj nga ana tjetër. Pata disa bërryla të pakëndshëm. Vesa ka qenë afër meje çdo sekondë, sepse pata një thyerje mendore shumë të madhe. Nuk arrija dot të krijoja atë që unë doja. Shpesh krijoja çfarë donin njerëzit, kjo është vrastare për artin. Mendoja se po të rrija në Shqipëri, me shqiptarët do të bëhesha më keq, mendoja. Doja të rrija sa më larg, prandaj zgjodha Zelandën e Re”, u shpreh ai.

Ndonëse në atë periudhë u përfol për një ndarje mes tij dhe Vesa Lumës, Big Basta tha se artistja i qëndroi pranë në çdo çast.

“Edhe Vesa nuk e pati shumë të lehtë rënien time. Unë e gjeta një zgjidhje që të rikrijoja veten time. Fakti që u ktheva, do të thotë që jam më i fortë se atëherë”, tha tutje.

“Bashkë me Vesën kemi krijuar një mburojë, që nuk besoj se ka djaj që do të mund ta depërtojnë”, shtoi ndër të tjerash ai.

Vlen të ceket se ata janë bashkë që shumë vite dhe kanë një djalë. /Telegrafi/