Rozana shpërthen në lot pas komenteve denigruese të Jozit, kërkon të largohet nga Big Brother
Rozana Radi ka shpërthyer në lot dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia e Big Brother pas komenteve denigruese të Jozit ndaj saj, të cilat u transmetuan gjatë një klipi nga Vëllai i Madh.
Komentet e tij të ashpra e bënë Rozanën të ndihet e fyer dhe e trishtuar, duke e shtyrë të kërkojë largimin nga shtëpia.
Jozi: “Kam bërë një bisedë dhe kam kuptuar shumë dallavere nga pjesa e…”
Neda: “Çfarë do të thotë karrige mbi karrige?”
Jozi: “Do të thotë që ka kaluar shumë vetëm për të përfituar diçka që nuk e meriton.”
Neda: “Jozi, unë mendoj që legenllëqet që ke thënë ti, Rozana dhe të gjitha vajzat e shtëpisë i dëgjojnë në çdo katër djem trotuaresh, farash rrugësh dhe lokalesh ku nuk kanë as punë, as parime, moral apo edukatë. Nëse nga Laerti e pretendova që Rozana të bënte një reagim, nga ti pres që të të injoroj.”
Rozana, e shokuar dhe e prekur nga fjalët e Jozit, iu drejtua Ledionit, duke shpërthyer në lot dhe kërkuar të largohej nga shtëpia.
Rozana: “Ledion, të lutem, unë kërkoj të dal sot. Kërkoj falje… Mua që ditën që më ka vdekur babai, nuk kam lejuar asnjë mashkull të më shkelë me këmbë, kam punuar vetë, ia kam arritur vetë këtë që jam sot. Asnjë mashkull nuk ka guxuar të ngrejë gishtin ndaj meje dhe të thotë ‘këtë e kam bërë unë’. Kam mbetur pa bukë, pa cigare, dhe nuk ia kam shtrirë dorën askujt. Kështu që nuk e duroj dot këtë peshë mbi trup, sepse kam një person jashtë që është 12 vjet me mua, të cilin nuk e dëgjova kur erdha për të bërë një lojë këtu. Dhe nuk ia toleroj vetes që të hedh poshtë 12 vite të jetës time për një djalë që nuk e di çfarë është të kesh një nënë në shtëpi. Kështu që unë sot kërkoj publikisht të lë shtëpinë e Big Brother.”
Rozana, e prekur nga situata, ka kërkuar të largohet dhe të rikthehet te jeta e saj jashtë shtëpisë, duke theksuar se nuk mund të përballonte më këtë situatë të fyerjes dhe denigrimit.
Pas kësaj, Ledioni u përpoq ta qetësonte dhe ta bindte të rimendonte vendimin. Ai e këshilloi të reflektonte dhe të mos vepronte me nxitim, duke i kërkuar që të kalonte pak kohë për t’u qetësuar dhe menduar më në qetësi.
Pas një momenti reflektimi, Rozana vendosi të qëndrojë në shtëpi dhe të vazhdojë lojën, duke u bërë më e qetë dhe e vendosur. /telegrafi
Videon e plotë mund ta shihni KETU: