Georgina Rodriguez mahnit me mini fustan të zi në “Globe Soccer Awards”

Georgina Rodriguez mahnit me mini fustan të zi në “Globe Soccer Awards”

Showbiz December 28, 2024 - 18:09

Georgina Rodriguez tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj mahnitëse teksa mori pjesë në ‘Globe Soccer Awards’ në Dubai të premten.

Modelja spanjolle, 30-vjeçare, mbante një mini fustan të zi me dekolte të thellë dhe mëngë dantelle, duke u shoqëruar nga partneri i saj, Cristiano Ronaldo.

Ajo kompletoi pamjen me bizhuteri diamanti dhe një çantë Birkin prej 60 mijë funtesh, shkruan DailyMail.

Cristiano, 39 vjeç, ishte elegant në një kostum gri dhe bluzë të bardhë. Dyshja morën pjesë në këtë ngjarje të madhe të futbollit ndërkombëtar, ku Ronaldo fitoi dy çmime: lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, një çmim që e ka fituar edhe vitin e kaluar.

Në një intervistë gjatë ceremonisë, Ronaldo zbuloi se nuk ka ndërmend të bëhet trajner, por mund të shohë mundësinë për të qenë pronar klubi pas daljes në pension.

Fitues të tjerë të natës ishin Lamine Yamal, i cili mori çmimin “Lojtari në zhvillim i vitit”, dhe Vinicius Jr, i shpallur lojtari dhe sulmuesi më i mirë.

Cristiano dhe Georgina, edhe pse nuk janë martuar, janë prindër të Alanës dhe Bellës, dhe Georgina është njerka e tre fëmijëve të Ronaldos nga marrëdhëniet e mëparshme.

Ata kanë kaluar dhimbjen e humbjes së fëmijës së tyre të porsalindur, Angel, në prill 2022. /telegrafi