“Mos ta nin kush të pëlqen, jetoje jetën”, Rrëfimi prekës i Vullnetit për pranimin e seksualitetit të tij

“Mos ta nin kush të pëlqen, jetoje jetën”, Rrëfimi prekës i Vullnetit për pranimin e seksualitetit të tij

Showbiz December 28, 2024 - 00:20

Vullnet Krasniqi, një nga banorët e Big Brother VIP Kosova, ka hapur zemrën dhe ka ndarë me të gjithë të tjera pjesë të jetës së tij, duke përmendur disa prej vështirësive më të mëdha që ka kaluar.

Gjatë një rrëfimi në shtëpinë e Big Brother, ai ka folur për periudhën kur kuptoi se ishte homoseksual dhe për procesin e pranimit të seksualitetit të tij.

Vullneti ka treguar se nuk ka qenë e lehtë për të pranuar veten dhe se ka kaluar shumë sfida përballë shoqërisë dhe opinionit publik.

Ai përmendi momentet e vështira kur ndjeu pasiguri dhe frikë për të shpërndarë identitetin e tij seksual me të tjerët, duke u ndjerë i izoluar dhe i pasigurt.

Ai u shpreh se ka pasur frikë se si do të pranohet nga të tjerët.

Ai tha: “Ne jetojmë në një shoqëri që mendon se seksualiteti është diçka që nuk duhet të flitet. Është diçka që tentojnë ta mbyllin gojën, tentojnë ta ndalin jetesën. Unë jam sulmuar për seksualitetin tim sa herë që kam thënë diçka që ka shkaktuar reagime të forta, sa herë kam thënë një të vërtetë që nuk i ka pëlqyer një mase. Ata e përdorin seksualitetin tim për të më diskredituar për atë që unë them. Hera e parë kur kam kuptuar që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme ka qenë kur kam qenë në shkollë të mesme. Në Drenas, vendin ku u rrita në fshatin tim, në qytezën e vogël, dashuria ka qenë diçka që i takonte një mashkulli dhe një femre, dhe muhabeti, sado i vogël që ka qenë përtej mashkullit dhe femrës, ka qenë gjithmonë përqeshës, mohues, fyes, diçka e ndaluar, e keqe, që e ka bërë personin e keq. Tentimi i parë për ta eksploruar kush jam unë ka qenë gjithmonë kur i kam shikuar djemtë dhe vajzat, i kam shikuar djemtë më shumë. Por, kur rritesh në atë ambient, trunin tënd e shtyn për të menduar se ti nuk je ai që të pëlqen, aty ku të shkon zemra, aty ku të shkojnë sytë. Por do ta çosh trurin dhe zemrën aty ku duan të tjerët, si thonë të tjerët. Hera e parë kur kam kuptuar që jam homoseksual ka dashur të jetë diçka natyrale, zbulim i vetes dhe seksualitetit tënd, por në Kosovë nuk është ajo mundësi. Mua më ka dërguar deri në një fazë depresive, sa vitet kanë kaluar dhe unë kam mbetur duke valëvitur në ato valë që të tjerët kanë dashur të më çojnë. Mua më ka mbetur merak fakti i pranimit tim dhe i seksualitetit tim. Unë dua të ju them dhe dua të jetoj siç dua. Por kam arritur të mos e viktimizoj veten, nga një rreth të ngushtë, ku e kam pranuar që jam homoseksual deri te një rreth më i gjerë, në punë. E kam kuptuar që nuk është më kaq problem në Kosovë kjo gjë. Arsyeja pse po e them këtë dhe mendoj se është e rëndësishme është se miliona njerëz po e shikojnë këtë në krejt Kosovën. Dua që ai djali që është në një fshat dhe është homoseksual, ajo vajza që mendon se seksualiteti i saj mohohet ose përqeshet, t’i thotë vetes: “Çu, puno, tregoje veten, mos ta nin kush të pëlqen, thuaje dhe jetoje jetën, se nuk ke vakt.”