Ramush Haradinaj i ka propozuar për martesë shtatë herë Anitës, përgjigjja që po bën bujë

Ramush Haradinaj i ka propozuar për martesë shtatë herë Anitës, përgjigjja që po bën bujë

Showbiz December 26, 2024 - 10:08

Gazetarja dhe ish-opinionistja e BBVK-së, Anita Haradinaj, hapi së fundmi një pyetësor në “InstaStory”.

Përmes kësaj, ajo pyeti ndjekësit e saj se për çfarë do t’i marrë malli nga viti 2024.

Shumë prej përdoruesve nuk hezituan, duke vërshuar me përgjigjet e tyre në adresë të llogarisë së saj në Instagram.

Por kishte të atillë të cilët kishin edhe pyetje për gazetaren e njohur.

Njëri përdorues e pyeti se ku e kishte blerë Anita një unazë. Kjo e fundit më pas i dha një përgjigje, nga e cila la të nënkuptuar se bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kishte propozuar asaj martesë rreth shtatë herë.

“Gëzuar edhe juve. Suksese dhe mbarësi në këtë vit! Unazën s’di qysh me e shpjegu, por e kam dhuratë diku te propozimi i shtatë për martesë”, ishte përgjigjja e saj.

Deklarata e saj bëri bujë në mediet e shtypit rozë. /telegrafi