“Luftë” në BBVK, banorët godasin njëri-tjetrin në kokë me vezë
Një ngjarje e papritur ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku Gjesti, një nga banorët e këtij edicioni, ka shpërthyer me një ide të pazakontë për të argëtuar shokët e tij të shtëpisë.
Ai u ka kërkuar banorëve të tjerë që të bëjnë diçka të veçantë, duke u propozuar që të gjuajnë vezë për të krijuar një moment humori.
Gjest e nisi këtë sfidë duke gjuajtur Drenushën me një vezë, duke e goditur atë në mënyrë të papritur.
Drenusha reagoi me të qeshura, ndërkohë që Gjesti përpiqej të gjuante edhe Xhenetën, por pa sukses.
Megjithatë, ashtu siç ndodh shpesh në shtëpinë e Big Brother, dinamika mes banorëve ka ndryshuar shpejt.
Kur Gjesti po përpiqej të gjuante Vullnetin, Drenusha e shfrytëzoi momentin dhe e goditi atë me një vezë. /telegrafi
Videon e plotë mund ta gjeni KETU: