Gjesti – Drilonit: O burrë, a ke pëlqim për Sarën, a jo?
Një bisedë e drejtpërdrejtë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë ndërmjet Gjestit dhe Drilonit, ku temë diskutimi ishte lidhja e mundshme mes Drilonit dhe Sarës.
Gjesti, i njohur për qasjen e tij të hapur, e pyeti Drilonin nëse kishte ndjenja për Sarën, duke iu referuar periudhës që ata janë parë duke kaluar kohë së bashku.
Dyshja janë parë shpesh së fundmi, dhe Sara ka lënë të kuptohet që mund të ketë një pëlqim për Drilonin.
Driloni, megjithatë, ka theksuar se ai dëshiron që çdo gjë të shkojë ngadalë dhe nuk është ende i sigurt nëse do të angazhohet seriozisht.
Ai tha se dëshiron ta shqyrtojë mirë situatën para se të marrë një vendim për një lidhje të mundshme.
Në përgjigje, Gjesti ka ndarë një përvojë personale, duke shpjeguar se ka njohur dikë për vetëm pesë ditë dhe lidhja ka vazhduar për pesë vjet.
Ai e shprehu këtë si një shembull të mundësisë për të njohur dikë thellë edhe në një kohë të shkurtë.
Driloni, ndërkaq, ka theksuar se do të ketë shumë kujdes për të siguruar që çdo hap të jetë i menduar mirë dhe se ai nuk dëshiron të nxitojë. /Telegrafi/