Gjesti dhe Xheneta në një darkë sqaruese për raportin e tyre

Gjesti dhe Xheneta në një darkë sqaruese për raportin e tyre

Showbiz December 22, 2024 - 12:41

Gjesti pak ditë më parë i kërkoi produksionit t’i realizojnë një darkë me Xheneta Fetahun për t’u sqaruar rreth raportit të tyre.

Ata kanë folur gjerë e gjatë për të gjitha gjërat që kanë ndodhur mes tyre, për hatër-mbetjet dhe për atë se përse nuk funksionoi kjo lidhje.

Modelja i ka treguar Gjestit të gjitha veprimet që nuk i kanë pëlqyer kundrejt saj, e për të cilat edhe është distancuar.

Këngëtari pejan nga ana tjetër ia përmendi disa raste kur e ka bërë që të ndihet keq.

Xheneta tha gjithashtu se e ka thyer premtimin e familjes, pasi i kishte thënë se ‘nuk do luante askush me ndjenjat e saj’, përmendur faktin edhe kur hyri vëllai i saj brenda në shtëpi.

Në fund të bisedës, ata ia zgjatën dorën njëri-tjetrin, por vendosën që të vazhdojnë të ndarë në këtë format.

Pritet të shihet se si do të vijojë kjo marrëdhënie e tyre brenda shtëpisë së famshme. /telegrafi