Xuxi eskalon gjatë debatit me Drilonin: A guxon të më godasësh?
Xuxi ka shpërthyer në një debat të tensionuar me Drilonin, i cili ka qëndruar në qetësinë e tij të plotë gjatë gjithë situatës.
Pas një shkëmbimi fjalësh, Xuxi, dukshëm i zemëruar, i është afruar Drilonit dhe i ka thënë: “A guxon të më godasësh?”
Ky moment ka shkaktuar habi tek Driloni dhe tek banorët e tjerë, pasi Driloni nuk ka dhënë asnjë indikacion që të kishte ndonjë qëllim të godiste Xuxin.
Përkundrazi, ai ka mbajtur një qëndrim të qetë dhe të kontrolluar, duke mos u përfshirë në provokimet e Xuxit.
Në përgjigje të tensioneve, Driloni ka kërkuar që Xuxi të mos i afrohet më tepër, duke e lutur të mbajë distancë dhe të mos e afrojë më shumë para fytyrës.
Megjithatë, Xuxi ka insistuar duke iu afruar edhe më tepër, duke bërë situatën akoma më të tensionua. /telegrafi