Driloni bën hapin e parë drejt Sarës: Ne të dy bashkë duhet të jemi
Driloni ka bërë hapin e parë në drejtim të një raporti më të ngushtë me Sarën, duke shprehur hapur dëshirën për të qenë së bashku dhe për të kuptuar njëri-tjetrin në mënyrë më të thellë.
Gjatë një bisede mes tyre, Driloni tha se është e rëndësishme që ata të jenë në një linjë të përbashkët dhe të kuptojnë se në çfarë drejtimi po shkojnë.
Ai theksoi se edhe pse mund të ketë njerëz që mund të krijojnë pasiguri ose debat, ata duhet të mbesin të fokusuar dhe të qëndrojnë së bashku, duke e kaluar çdo sfidë që mund të paraqitet.
“Le të vijnë të tjerët, të na japin punë të flasim e të hyjmë në debate, por ne duhet të jemi bashkë, të kuptohemi dhe të dimë në çfarë drejtimi shkojmë”, shprehet Driloni, duke theksuar se për të, rëndësi ka të jenë të lidhur dhe të përqendruar në marrëdhënien e tyre, pavarësisht çfarë mund të thonë të tjerët.
Nga ana tjetër, Sara duket të jetë më e qetë dhe e sigurt në veten e saj. Ajo i përgjigjet me një qëndrim të fortë: “Jo more, jo, unë e përballoj shumë mirë situatën”, duke treguar se ndoshta nuk ka asnjë shqetësim për mundësinë e kritikave të jashtme.
Por, Driloni e kupton se emocionet mund të jenë të pranishme dhe për këtë arsye, ai e siguron Sarën: “E di, por po them, nëse je emocionale, hajde, unë nuk e kam problem të flas dhe të debatoj. Tash, nëse të gjuajnë krejt, dhe nëse ti je emocionale, do të debatoj, aq sa di sepse nuk di perfekt.” /telegrafi