Billie Eilish e mërzitur, pasi një fans e godet me byzylyk në koncertin e Glendale
Gjatë një koncerti të turneut të saj “Hit Me Hard and Soft” në Glendale, Arizona, Billie Eilish u godit në fytyrë nga një byzylyk i hedhur nga publiku.
Incidenti ndodhi ndërsa këngëtarja 22-vjeçare e “Ocean Eyes” ishte ulur këmbëkryq në pjesën e përparme të skenës, duke kënduar këngën emocionale “What Was I Made For?”.
Eilish, e habitur për një moment, vazhdoi performancën me profesionalizëm, por hedhja e objektit shkaktoi reagime të ashpra nga fansat. Shumë shprehën zemërimin e tyre për sjelljen e papërgjegjshme, ndërsa këngëtarja hodhi byzylykun mbrapsht drejt turmës, shkruan DailyMail.
Më parë, Eilish kishte kritikuar trendin e hedhjes së objekteve drejt artistëve në skenë, duke e quajtur atë “tërbues dhe të rrezikshëm.” Gjatë një interviste në 2023, ajo tha: “Kam ndjenja të përziera për këtë, sepse është nga dashuria, por nuk është mënyra e duhur për ta treguar”.
Fansat reaguan fuqishëm edhe në rrjetet sociale. Një përdorues shkroi: “Kur do të mësoni të mos hidhni gjëra te artistët?”, ndërsa një tjetër paralajmëroi: “Këto performanca intime do të zhduken nëse sjelljet e tilla vazhdojnë”.
Incidenti është një tjetër shembull i një problemi në rritje gjatë koncerteve, me artistë si Eilish që u bëjnë thirrje fansave të respektojnë hapësirën dhe sigurinë e tyre në skenë. /telegrafi
An audience member threw an object at Billie Eilish during a recent performance of ‘What Was I Made For?’ pic.twitter.com/SkNTKkYEjK
— Pop Base (@PopBase) December 14, 2024