Akuzuesja e përdhunimit të Jay-Z pranon mospërputhjet në padi
Foto: Laura Hasani

Akuzuesja e përdhunimit të Jay-Z pranon mospërputhjet në padi

Showbiz December 14, 2024 - 19:26

Akuzuesja e përdhunimit të Jay-Z ka pranuar mospërputhje në padinë që ka ngritur kundër tij dhe Sean ‘Diddy’ Combs, duke pretenduar se ata e përdhunuan në vitin 2000.

Ajo akuzoi dy figurat e njohura të muzikës për sulm seksual ndaj saj kur ishte 13 vjeçe në një festë pas MTV Video Music Awards në New York City.

Jay-Z ka mohuar akuzat, ndërsa avokati i tij e ka quajtur padinë një “mashtrim”, shkruan DailyMail.

Gruaja pranoi disa gabime në kujtimet e saj, duke përfshirë pretendimin se babai i saj e kishte marrë pas ngjarjes, gjë që ai e ka mohuar.

Disa pretendime, si biseda me Benji Madden, gjithashtu janë hedhur poshtë. Akuzuesja tha se ajo ka bërë gabime në identifikime dhe në kujtimet e saj për vendndodhjen e ngjarjes.

Avokati i Diddy-së ka kërkuar që çështja të mbyllet për shkak të mospërputhjeve, ndërsa avokati i Jay-Z ka kërkuar që Buzbee të tërhiqet për dëmshpërblime të paspecifikuara.

Akuzuesja pretendon se ngjarja ka shkaktuar trauma të thella psikologjike, duke përfshirë çrregullim të stresit post-traumatik. /telegrafi