Xheneta vë bast: Të premten largohen Laurenti dhe Fitimi
Showbiz
December 12, 2024 - 14:52
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka bërë një deklaratë të fortë për konkurrentët e rinj.
Ajo ka vënë bast me Fitimin se të premten do të dalë ai dhe partneri i tij në lojë, Laurenti.
“Me çka dush lidhemi se të premten del ti dhe Laurenti”, u shpreh kështu Xheneta karshi Fitimit.
“Kamerat i kemi dëshmitar”, shtoi tutje ajo.
Fitimi nga ana tjetër i kërkoi duke llogari duke i thënë se përse po e mendon një gjë të tillë.
I njëjti shtoi se nuk do të dalin dhe se nuk e di se si erdhi i gjithë ky konkluzion për dyshen.
Modelja si arsyetim mori valixhet, duke shtuar tutje se nuk kanë rroba të mjaftueshme. /telegrafi
Videon e plotë mund ta shikoni KETU: