Olta Gixhari tregon pse s’është pjesë e spektalit të sotëm
Showbiz
December 09, 2024 - 23:34
Olta Gixhari ka shpjeguar arsyen pse nuk është pjesë e spektaklit të sotëm.
Opinionistja e njohur është zëvendësuar nga Santiana Maloku për këtë episod, dhe për këtë ka dhënë një shpjegim në rrjetet e saj sociale.
Në një postim në Instagram, Olta ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi dhe ka shpjeguar se nuk ka mundur të merrte pjesë në spektaklin e kësaj nate për shkak të temperaturës.
Ajo ka theksuar se, ndonëse nuk ishte fizikisht në studio, po e ndiqte spektaklin nga shtëpia dhe i shprehte mbështetje kolegëve të saj.
“Jam me temperaturë, prandaj nuk munda. Po i ndjek kolegët”, ka shkruar Olta në postimin e saj.
Për sonte, Santiana Maloku ka marrë rolin e opinionistes. /Telegrafi/