Leo i kërkon Lelës që lidhjen ta vazhdojnë jashtë shtëpisë së Big Brother

Leo i kërkon Lelës që lidhjen ta vazhdojnë jashtë shtëpisë së Big Brother

Showbiz December 09, 2024 - 10:03

Leonardo Gashi dhe Lela Seferi duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies që kanë krijuar brenda shtëpisë.

Ata janë munduar të sqarohen me njëri-tjetrin pas hatërmbetjeve që kishin në sfidën e dhënë nga "Vëllai i Madh".

"Kur është loja, dashurinë e vendos në zero”, iu drejtua Leo Lelës.

Bukuroshja nga ana tjetër ia ktheu: “Ti je në një vend te unë, që lojë s’mundet me pasë asnjëherë”.

Këngëtari më pas i ka kërkuar që dashurinë ta vazhdojnë jashtë shtëpisë së famshme.

Ai tha se të dy do të jenë më mirë nëse do të shohin jashtë në mënyrë që të mos jenë pengesë në lojë.

Lela ndër të tjera nuk ishte e pajtimit që lidhjen ta vazhdonte jashtë këtij formati. /telegrafi

Videon mund ta shikoni KETU:

Image

Image