A është i mundur pajtimi? Ben Affleck shihet sërish në shoqërinë e ish-bashkëshortes
Ben Affleck dhe Jennifer Garner qëndruan në marrëdhënie miqësore pas divorcit dhe së fundmi ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku.
Sipas People, paparacët i filmuan ata gjatë një udhëtimi të përbashkët në Los Angeles.
Affleck dhe Garner festuan së bashku Ditën e Falënderimeve javën e kaluar dhe një burim pranë tyre konfirmoi për People se ata do të jenë gjithmonë në marrëdhënie miqësore për shkak të fëmijëve të tyre.
Përkatësisht, për Ditën e Falënderimeve, Ben dhe Jennifer morën pjesë në një aksion humanitar gjatë të cilit dolën vullnetarë në "Midnight Mission" në Los Angeles dhe u shërbyen ushqime të ngrohta më shumë se 2000 personave të pastrehë.
Burimi konfirmoi se ish-bashkëshortët mund të kalonin Krishtlindjet së bashku për të përmbushur dëshirat e fëmijëve të tyre.
Garner dhe Affleck ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018, dhe pas divorcit mbetën në kushte miqësore për shkak të fëmijëve të tyre, Violeta, Seraphina dhe Samuel.
Pas divorcit, Ben ishte në një lidhje me aktoren Ana de Armas dhe në vitin 2022 u martua me Jennifer Lopez.
Megjithatë, këtë vit Affleck u divorcua edhe nga Lopez. /telegrafi