Rozana Radi & Sany shpallen fitues në natën finale të festivalit “Kënga Magjike”

Rozana Radi & Sany shpallen fitues në natën finale të festivalit “Kënga Magjike”

Showbiz December 07, 2024 - 23:47

Në natën finale të festivalit “Kënga Magjike”, Rozana Radi dhe Sany kanë arritur të fitojnë vendin e parë me performancën e tyre të paharrueshme.

Ky sukses i siguroi atyre vendin e titulluar si fitues të edicionit të këtij viti, duke lënë pas konkurrentët e tjerë të fortë.

Në vendin e dytë u pozicionua Eneda Tarifa, e cila ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, ndërsa vendi i tretë iu takua Ronela Hajatit, që po ashtu u vlerësua shumë për interpretimin e saj.

Ky edicion i “Kënga Magjike” ka sjellë emocionet e natës finale dhe ka treguar se konkurrenca mes artistëve të njohur ishte shumë e fortë, duke bërë që secili nga ata të paraqiste një nivel të lartë muzikor. /telegrafi