Pas ngjarjeve të fundit me ish-të dashurin, Ana Ejupi mbyll llogarinë në Instagram

Pas ngjarjeve të fundit me ish-të dashurin, Ana Ejupi mbyll llogarinë në Instagram

Showbiz December 07, 2024 - 16:01

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi, mbetet një nga personazhet më të diskutuara në mediat rozë, veçanërisht për jetën e saj personale që ka qenë shpesh në fokusin e publikut.

Ditët e fundit, në media ka qarkulluar lajmi për një lidhje të mundshme mes saj dhe një këngëtari të njohur të estradës shqiptare. Por, gjatë mbrëmjes së djeshme në spektaklin Prime, një tjetër element u shtua në këtë histori.

Përmes një video-mesazhi, Ozi – një artist dhe ish-partner i Anës – ka sqaruar marrëdhënien e tij me të para se ajo të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.

Pas këtyre ngjarjeve dhe zhurmës mediatike që u krijua, Ana ka marrë një vendim që ka befasuar ndjekësit e saj. Ajo ka mbyllur llogarinë në Instagram, duke mos ofruar asnjë shpjegim mbi këtë hap.

Ky veprim ka shtuar misterin rreth jetës së saj private dhe ka lënë fansat me shumë pyetje, se a është ky një vendim për t’u distancuar nga drama publike, apo një përpjekje për të rifituar privatësinë. /telegrafi

Image