Ana reagon në Instagram pas videos së ish-të dashurit
Pas situatës së tensionuar mes saj dhe ish-të dashurit që reagoi publikisht me një videomesazh, Ana ka thyer heshtjen përmes një postimi në Instagram.
Në reagimin e saj, ajo pretendon se gjithçka është një lojë e organizuar nga produksioni, pa dijeninë e saj.
“Vetëm dua t’ju tregoj të gjithëve se të gjitha këto janë lojëra të produksionit pa dijeninë time. Ai person që ka reaguar ka qenë i dashuri im kohë më parë dhe ka qenë një lidhje e shkurtë”, shkroi Ana.
Ajo shtoi gjithashtu se beson se produksioni po përpiqet të njollosë imazhin e saj dhe të krijojë përçarje mes saj dhe Kevinit, me të cilin ka nisur një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Reagimi i Anës ka shkaktuar shumë diskutime në rrjetet sociale, ndërsa fansat ndahen mes mbështetjes për të dhe dyshimeve mbi situatën.
Ajo në një postim tjetër kishte shkruar edhe “Produksion i fëlliqur”, por të gjitha këto I ka fshirë menjëherë. /telegrafi