Milaim Zeka shpjegon incidentin e postimit të fotografisë virale të Lelës
Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka dha një sqarim lidhur me incidentin e postimit të një fotografie të banorës Lela, e cila u bë virale në rrjetet sociale.
Fotografia tregonte Lelën me këmbët e hapura teksa bisedonte me një banor tjetër, dhe u shpërnda nga llogaria e Milaimit në InstaStory.
Zeka deklaroi se ai vetë nuk kishte qenë përgjegjës për postimin, duke sqaruar se dikush që menaxhon rrjetet e tij sociale kishte bërë “repost”-in pa dijeninë e tij.
Ai shtoi se nuk është i aftë të përdorë mirë platformat sociale, prandaj ka dikë që kujdeset për këtë aspekt.
Momenti nuk kaloi pa ironi nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili tha: “Vetëm Dua Lipën dhe ty të kam parë që kanë dikë që ua menaxhon rrjetet sociale”.
Milaimi i pranoi me sportivitet komentet, duke përsëritur se ai nuk e përdor rrjetin social në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe se shpesh ndihmohet nga të tjerët për këtë.
Ndërkohë, situata vazhdoi të ishte temë diskutimi mes banorëve dhe publikut. /relegrafi