Ish-i dashuri i Anës reagon me një videomesazh: Lidhjen e patëm lënë hapur deri në momentin që ajo të dalë

Ish-i dashuri i Anës reagon me një videomesazh: Lidhjen e patëm lënë hapur deri në momentin që ajo të dalë

Showbiz December 06, 2024 - 23:08

Pasi Ana dhe Kevini kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ish-i dashuri i Anës, Ozit, ka reaguar për herë të parë me një videomesazh drejtuar produksionit.

Në mesazhin e tij, Ozit, një artist i ri, ka sqaruar publikisht lidhjen e tyre të mëparshme, duke hedhur poshtë disa deklarata dhe duke kritikuar sjelljet e Anës si të papranueshme.

Ai është shprehur: “Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje banorëve edhe krejt publikut. Unë jam Ozi, një artist i ri, i cili ka qenë i përmendur për një lidhje më ish-kankurrenten e Big Brother”.

E kam ndier obligim të vij e të tergoj të vërtetën për krejt njerëzit që janë duke e përcjell. Së pari desha te tregoj që unë edhe personi në fjalë kemi qenë në fillime te para të lidhjes dhe kemi lënë gjithçka hapur deri në momentin që ajo del nga Big Brother. Në fillimet e lojës së saj me gjestet e pahijshme që nuk më kanë pëlqyer, e kam parë veten më mirë të tërhiqen e mos të reagoj.

Po në momentin që ajo ka dalë nga Big Brother ajo ka filluar të reagojë dhe të merret me mua. Ka thënë disa rreshta për të cilat nuk kam mundur pa replikuar ku ka thënë: Qentë lehin, karvani ecën përpara. E unë deshta t’i them zonjës në fjalë se qeni që po lehën je ti, e unë jam ai karvani që po ecën përpara dhe e dimë që çdo foto e video që po qarkullon në rrjete sociale janë sepse i ke publikuar ti.

Unë kurrë nuk jam mundur as të hyp e as të qes poshtë personin ne fjalë edhe nuk kam dashur asnjëherë të përzihem në jetën e saj private se çka ajo vendos të bëjë. Faleminderit të gjithëve. /telegrafi