Reperi amerikan i kushton këngë Shqipërisë, kthen këngët e vjetra autentike në rep dhe hip-hop

Reperi amerikan i kushton këngë Shqipërisë, kthen këngët e vjetra autentike në rep dhe hip-hop

Showbiz December 06, 2024 - 15:52

Kolo është një reper amerikan që i ka kushtuar këngë vendit tonë, duke e përfshirë në albumin e tij të ri. Ai ka bërë një "udhëtim" rreth botës, me këto këngë të vjetra autentike të kthyera në rep dhe hip hop.

Në një lidhje me Skype nga SHBA-ja për “ABC e Mëngjesit”, Kolo ka folur për projektin e fundit që është kënga e vjetër “Do marr çiften”. Ai ka thënë se është i hapur për muzikën e re.

“Unë jam i hapur për muzikën e re. Unë u frymëzova dhe jam shumë i lumtur që doli nga kjo këngë.

Sigurisht që do t’i bëj një klip këngës "Falenderues", duke shitur albumin do t’i shtoj detajet.

Mund të jetë pak sfiduese të kthesh muzikën e vjetër në hip hop, duke bërë lëvizjen e duhur unë zgjedh këngë të vjetra dhe i përshtas. Por muzika e bukur është e bukur.

Do të ishte shumë, shumë e bukur nëse vajzave shqiptare, i pëlqen muzika ime”, tha Kolo. /abcnews