Eskalon debati mes Drenushës dhe Xhenetës për ndarjen e buxhetit, banorët nuk iu besojnë

Eskalon debati mes Drenushës dhe Xhenetës për ndarjen e buxhetit, banorët nuk iu besojnë

Showbiz December 03, 2024 - 22:30

Një debat tejet i fortë është zhvilluar mes Xhenetës dhe Drenushës.

Shkak u bë ndarja e buxhetit, si dhe një kërkesë e Drilonit, të cilën Drenusha ia plotësoi e që Xhenetës nuk i erdhi aspak mirë.

Xheneta i ka reaguar më pas Drenushës duke konsideruar se me atë kërkesë po e shpenzonte kot buxhetin.

“Nuk ja bleve vetëm kornfleksat por edhe bananet Drilonit”, i tha Xheneta.

Ndërkohë, Drenusha me ashpërsi ia ktheu Xhenetës, e cila i kërkoi të jetë më njerëzore.

“Po kush je more ti me vendos për këtë sen, 5 javë ditë djali nuk ka porosit asgjë. Bëhu pak më njerëzore”, i tha Drenusha me një ton të lartë.

Debati i tyre vazhdoi tutje për çmimet e produkteve ushqimore në prani të banorëve të tjerë, të cilët nuk është se e besuan shumë këtë përplasje.