Anisës i realizohet ëndrra, lajmërohet ordinanca që do ta marrë përsipër shërimin e saj

Anisës i realizohet ëndrra, lajmërohet ordinanca që do ta marrë përsipër shërimin e saj

Showbiz December 03, 2024 - 08:16

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, solli një moment gëzimi dhe shprese për Anisën, pas rrëfimit të saj prekës mbi sfidat e vështira shëndetësore që ajo ka përjetuar.

Hamiti ndau lajmin e mirë gjatë transmetimit, duke njoftuar se ordinanca “A+ Medical Solution” ka marrë përsipër shërimin e saj.

“Pas rrëfimit tuaj, themeluesja e ‘A+ Medical Solution’ ka kontaktuar me produksionin tonë dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u përkushtuar maksimalisht në trajtimin e problemit tuaj shëndetësor. Do të bëjnë gjithçka për një shërim sa më të shpejtë dhe efektiv”, tha Alaudini.

Lajmi u prit me emocion nga Anisa, e cila nuk mundi ta fshehë mirënjohjen dhe lumturinë. “Unë këtu do të rri vetëm për qejf tani. S’kam fjalë, u jam shumë mirënjohëse. Me punë, të gjitha gjërat kthehen. Faleminderit shumë”, tha ajo me lot gëzimi në sy.

Ky gjest human dhe prekës u mirëprit jo vetëm nga Anisa, por edhe nga publiku, duke e kthyer këtë moment në një simbol të solidaritetit dhe shpresës. /Telegrafi/