Driloni për Drenushën: Është bosi i shtëpisë, të gjithë punoni për të
Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë diskutuar së fundmi për grupet që janë bërë brenda.
Teksa qëndronin në oborr, Drilon Rama u shpreh se Vullneti është ai që e ka mirë me të gjithë dhe se nga të gjithë merr informacione dhe i shpërndan te të tjerët.
Gazetari në anën tjetër ia ktheu se është vetëm në këtë format, e të gjitha i bën vetë.
Me këtë rast, boksieri nga Drenica për një deklaratë për ish-Missin dhe këngëtaren Drenusha Latifi.
Ai tha se i duket që ajo është ‘bossi’ i kësaj shtëpie dhe se të gjithë flasin për të.
“Bossi më i madh i shtëpisë që nuk flet hiç por është Drenusha”, tha fillimisht.
Tutje shtoi: “Më duket se të gjithë punoni për Drenushën edhe ti Vullnet se bossi gjithmonë rrin mbrapa nuk flet shumë”. /telegrafi