Driloni reagon ndaj sjelljeve të vajzave në shtëpi: Nuk dua që askush të më prekë

Driloni reagon ndaj sjelljeve të vajzave në shtëpi: Nuk dua që askush të më prekë

Showbiz November 29, 2024 - 23:45

Një moment tensioni ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi Driloni ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj disa sjelljeve të vajzave të shtëpisë.

Në një klip të transmetuar, ai është parë duke treguar se nuk i ka pëlqyer fare afrimiteti fizik i disa prej vajzave, të cilat e kishin përqafuar dhe prekur pa miratimin e tij.

Në rrëfimin e tij para Vullnetit, Driloni tha se ndihej në siklet dhe se i kishte qenë e vështirë të reagonte ashpër, duke qenë se ato ishin vajza.

“Nuk dua të jem i vrazhdë, por nuk mund ta duroj më këtë situatë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se ndihej keq emocionalisht dhe kishte nevojë për hapësirën e tij personale.

Driloni ka bërë një paralajmërim publik përpara gjithë banorëve, duke kërkuar që të mos e puthin, prekin apo kapin atë në trup.

Ai theksoi se nëse kjo sjellje përsëritet, do të reagojë menjëherë. “Më mirë ta them tani se sa të ndodhin keqkuptime më vonë”, shtoi ai, duke u shprehur se tashmë ndihet më mirë pasi e ka ndarë shqetësimin e tij.

Situata arriti kulmin kur Driloni u përplas me Drenushën, duke i bërë të qartë se ajo e kishte vënë në siklet me sjelljen e saj.

Ai e pyeti se si do të ndihej nëse dikush do të bënte të njëjtën gjë ndaj saj. Përplasja u mbyll me një diskutim më të qetë, ku të dy palët shprehën qëndrimet e tyre.

Ky incident ka hapur një debat në shtëpi për respektimin e hapësirës personale dhe kufijve midis banorëve, duke sjellë një reflektim më të thellë për mënyrën si ndërveprojnë me njëri-tjetrin. /telegrafi