Publikohet klipi që shfaq banorët në gjendje të rënduar shëndetësore
Një klip i fundit i publikuar nga Big Brother VIP Kosova ka ngjallur shqetësim të madh te publiku dhe fansat e spektaklit.
Në pamjet e shpërndara, shihen momente të rënda nga gjendja e banorëve brenda shtëpisë, ku stresi dhe presioni emocional duket se kanë ndikuar seriozisht në mirëqenien e tyre.
Në fillim të klipit, Xheneta shfaqet në një gjendje të rëndë, ku dyshohet se i ka rënë të fikët.
Banorët, të shqetësuar për shëndetin e saj, e shoqëruan menjëherë drejt dhomës së rrëfimit për ndihmë.
Në një moment tjetër, ajo dëgjohet duke deklaruar se nuk dëshiron më asnjë kontakt me banorët e tjerë.
Pas saj, Sara shihet duke vuajtur nga një dhimbje e fortë dhëmbi, të cilën e lidhi me stresin e tepërt dhe tensionin në shtëpi.
Një tjetër banore, Lela, gjithashtu shfaqet në një gjendje të rënduar. Ajo dëgjohet duke thënë se po i mirren mendtë dhe po dridhet” duke treguar qartë efektet fizike dhe psikologjike që presioni i lojës po ushtron mbi të.
Shihet se loja ka ndikuar te banorët, duke bërë që ata të mos mund të bëjnë ballë presionin e madh. /telegrafi