Banorët e Big Brother VIP Kosova nderojnë 28 Nëntorin me veshje tradicionale shqiptare

Banorët e Big Brother VIP Kosova nderojnë 28 Nëntorin me veshje tradicionale shqiptare

Showbiz November 29, 2024 - 21:50

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova u kthye në një festë të vërtetë kombëtare mbrëmjen e 28 Nëntorit, kur banorët vendosën të nderojnë Ditën e Flamurit duke u veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Ngjarja solli një atmosferë plot ngjyra, emocion dhe krenari për traditën kombëtare.

Të gjithë banorët, përfshirë Jonidën, u shfaqën të veshur me kostume autentike nga treva të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Djemtë disa ishin me kostume, Driloni ishte me uniformë të ushtrisë, ndërsa gratë shkëlqyen me fustanet e qëndisura me motive tradicionale.

Edhe Jonida tërhoqi vëmendje me elegancën e saj dhe dashurinë për simbolikat kombëtare.

Ky gjest i veçantë nga banorët dhe Jonida u vlerësua jashtë mase nga shikuesit, të cilët e konsideruan si një mënyrë të bukur për të ruajtur dhe promovuar kulturën dhe historinë shqiptare.

Festa e 28 Nëntorit në Big Brother VIP Kosova u kthye kështu jo vetëm në një moment argëtimi, por edhe në një homazh për unitetin dhe krenarinë kombëtare. /telegrafi