Pamje të patransmetuara nga dhoma e rrëfimit – mjekët intervenuan për gjendjen e Sarës në BBVK
Showbiz
November 25, 2024 - 22:59
Ngjarja e Edit dhe Drilonit me Sara Kolamin u diskutua edhe në këtë spektakël të Big Brother VIP Kosova.
Ajo u shpreh e tronditur për këtë duke thënë se nuk e kuptoi se përse e tha një gjë të tillë.
Në një moment asaj i ishte përkeqësuar gjendja dhe se u ul poshtë divanit, ndërkohë që mori ndihmë nga të tjerët.
Në një klip të ri, u transmetuan disa pamje nga dhoma e rrëfimit, teksa u pa se mori ndihmë edhe nga mjekët.
E pyetur se pse iu përkeqësua gjendja, Kolami u shpreh: “Nuk dija si të reagoja. Më erdhi një goditje dhe më është marrë fryma”.
Konkurrentët gjithashtu qenë të ashpër me mënyrën se si u shpreh Edi kundrejt Sarës.
Shumë prej tyre e cilësuan këtë si ‘totalisht të papranueshme”. /telegrafi