Ngjarja e Edit me Sarën, Alaudin Hamiti: Ofendimet i keni bërë si kikirika në këtë Big Brother

Ngjarja e Edit me Sarën, Alaudin Hamiti: Ofendimet i keni bërë si kikirika në këtë Big Brother

Showbiz November 25, 2024 - 22:56

Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) u diskutua ngjarja e Eduart Kuqit me Sara Kolamin.

Kjo pasi iu publikua një video, ku konkurrenti e kishte ofenduar atë duke përdorur edhe fjalën k**vë.

E njëjta gjë u diskutua në Prime, teksa Sara theksoi se nuk e kuptoi pse e kishte thënë atë, cila ishte arsyeja.

“E ndjeva, i thashë ke diçka me mua, u kthye më tha nuk kam asgjë. I thashë sërish më thuaj. Jemi në rregull. E ndjeva se kishte diçka. Nga Edi e ndjeva se e mohoi disa herë kur e pyeta”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtuThotë se e provokoi, Lela i reagon edhe në spektakël Gjestit: Nuk e kam bërë me qëllim, jam ndjerë shumë keq

Aktorja shqiptare shtoi: “Pyetja ime kryesore ishte pse, se unë thjesht i lajmërova se dreka ishte gati dhe i kam thënë nëse ke diçka më thuaj”.

Edi nga ana tjetër tha: “Nuk kam asgjë kundër Sarës, edhe Sarës i kam shprehur komplimente. Nuk kam kundër saj asgjë. Ajo fjalë u transmetua, ne të jashtit e përdorim me shoqëri”.

Në lidhje me rastin, Alaudini ka qenë shumë i ashpër me të gjithë derisa tha: “Ofendimet në këtë Big Brother i keni bërë si kikirikë”. /telegrafi