Vullneti-Leos: Po luan si fituesi i edicionit të kaluar të BBVK
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullnet Krasniqi, i ka parashtruar një sërë pyetjesh Leonardo Gashit.
Ai ka aluduar se Leo po luan njësoj si ish-fituesi i edicionit të kaluar, Lumbardh Salihu.
“Leo a e ke takuar fituesin e edicionit të kaluar, pse e ki lojën të njëjtë me fituesin e edicionit të kaluar, përngjan me të edhe në pamje”, u shpreh gazetari.
Leo u shpreh se nuk e ka takuar kurrë Lumbardhin dhe as nuk e ka përcjell lojën e tij brenda formatit në edicionin e kaluar.
“E ka pasur taktikën kështu, sikur kanë qenë të tjerët duke luftuar, tap shkoi në finale dhe e fitoi. Edhe ti po më duket se e ke taktikën e njëjtë”, i tha Krasniqi.
“Kam qenë duke e shikuar Big Brotherin e Gjermanisë”, u përgjigj Gashi me ironi.
Leo veç kësaj ka nisur edhe një romancë me Lela Seferin. /telegrafi