“Thikë pas shpine me shku me tjetrin” – debat mes Gjestit dhe Xhenetës në BBVK

“Thikë pas shpine me shku me tjetrin” – debat mes Gjestit dhe Xhenetës në BBVK

Showbiz November 24, 2024 - 18:54

Xheneta Fetahu ka bërë një distancim nga Gjesti gjatë këtyre ditëve të fundit.

Ata kanë pasur përplasje të vazhdueshme, saqë kanë bërë që edhe të ndahen nga njëri-tjetri.

Të njëjtit edhe këtë ditë (e diel) janë përfshirë në një debat, duke hedhur akuza të shumta.

Modeles së njohur duket se po i pengojnë akoma sjelljet e Gjestit, siç ishte rasti që zgjohet çdo mëngjes nga ai me gjëra të ndryshme.

“A po mendon që të preki me zor a, thikë pas shpine me shku me tjetrin?”, iu drejtua këngëtari pejan, teksa u përgjigj: “Çdo mëngjes më prek me duar. Që katër ditë po vepron kështu”.

“Leje se bajat je bërë me këto ndjenja”, i tha më tej Fetahu.

Momentalisht nuk kanë kontakte më shumë, përveç si dy konkurrentë të kësaj shtëpie. /telegrafi