Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram
Showbiz
November 24, 2024 - 16:34
Ana Ejupi doli të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.
Bukuroshja e njohur ka qenë më pasive në lojë, gjersa u komentua më shumë për raportin e krijuar brenda me Kevin Edmond.
Ajo gjatë kohës sa ishte në shtëpi kishte akoma dyshime, por që në një nga netët ia dha edhe puthjen e parë.
E njëjta më pas në natën kur u largua i tha se do ta përkrahë dhe se ‘e do shumë’.
Pas daljes, Ana duket të ketë komunikuar edhe me nënën e Kevinit, Melitën, me të cilën shihet se ka raporte të mira.
Me një kërkim të vogël, shihet se ato tashmë ndiqen me njëra-tjetrën në Instagram.
E ëma gjithashtu ka shprehur një pëlqim për Anën kur e pa në Big Brother. /telegrafi