Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Showbiz November 22, 2024 - 18:49

Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha, ka ndarë mendimet e saj për disa nga konkurrentët dhe ka treguar qartë qëndrimet e saj ndaj disa prej tyre.

Në një diskutim me banorët, ajo zbuloi emrat e atyre me të cilët nuk ka dëshirë të ndërveprojë dhe adresoi mundësinë e një romance brenda shtëpisë.

“Unë nuk jam ardh me u shit moraliste, jam ardh këtu si beqare” – tha Drenusha, duke theksuar se nuk e ndalon asgjë që të dashurohet në formatin gjigant të Big Brother-it, por deri tani nuk ka ndonjë person që i pëlqen.

Për Xuxin, ajo komentoi se ai “prek në pika të moralit”, diçka që ajo nuk e toleron, ndërsa për Gresën tha se “nuk ka kurrfarë argumenti përpos me rrejt”.

Nga ana tjetër, Vullneti dhe Arioni i sugjeruan që të ndërveprojë me më shumë konkurrentë, pasi për këtë arsye është pjesë e shtëpisë.

Por biseda nuk u ndal me kaq. Ajo kaloi në një temë më delikate – lidhjen e Arionit me Dianën – e cila shkaktoi një debat të ndezur mes banorëve.

Drenusha mbetet një nga figurat më të hapura dhe të drejtpërdrejta të këtij edicioni, duke sjellë tensione dhe dinamika interesante në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3. /telegrafi