Reagon familja e Anës për lidhjen me Kevinin
Showbiz
November 22, 2024 - 12:55
Ana dhe Kevini po jetojnë një romancë dashurie brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Dy banorët e Big Brother Vip Kosova shkëmbyen puthjen e parë para disa ditësh.
Është Ana ajo e cila mbrëmë është pyetur për mëndimin e saj, se çfarë mund të mendojnë familjarët e saj rreth kësaj lidhjeje.
Ana ka thënë se familjarët çdo herë e kanë mbështetur dhe se për ta është e rëndësishme që ajo të jetë e lumtur, duke konsideruar në këtë formë se Kevini është djalosh që duhet t’u pëlqejë.
E me të parë këtë deklarim të Anës ka reaguar e ëma e saj.
“Të duam ty dhe lumturinë tënde. Çika e mamit”, ka shkruar ajo krahas kësaj paraqitjeje të Anës, çfarë edhe na shtyn të mendojmë se ata mbështesin Anën në zgjedhjen e saj.