Drenusha Latifi tregon vështirësitë pas ndarjes: Humba shumë kilogramë dhe mezi flija

Drenusha Latifi tregon vështirësitë pas ndarjes: Humba shumë kilogramë dhe mezi flija

Showbiz November 21, 2024 - 18:02

Ish-missi i njohur, Drenusha Latifi, ka hapur zemrën dhe ka folur hapur për periudhën e vështirë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj. Në një diskutim emocional me banoren Ana, ajo ka rrëfyer sfidat e mëdha personale dhe ndikimin që situata pati tek djali i saj.

E mbushur me lot, Drenusha ndau përjetimet e saj, duke përshkruar se si ndarja ishte një goditje e rëndë për familjen e saj, veçanërisht për djalin e saj, i cili nuk mund ta pranonte lehtë këtë ndryshim. “Prej një njeri 73 kilogramë rash në 60 kilogramë, s’kom flejtë kurrë e s’kom hëngër veç shtritë kam ndejtë. Djali jem nuk është ndi mirë për shkak të ndarjes së prindërve – jam munduar për një zgjidhje por ishte e pamundur”, tha ajo mes emocioneve.

Drenusha tregoi gjithashtu për momentet e pafuqisë dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, edhe pse shpesh ndjente se nuk kishte kontroll mbi situatën. Ajo shprehu dhimbjen që ndarja i shkaktoi fëmijës së saj, ndërkohë që ajo vetë përjetonte humbje fizike dhe emocionale për shkak të stresit dhe mungesës së kujdesit për veten.

Megjithatë, mes gjithë kësaj errësire, ish-missi gjeti forcë te dashuria për fëmijët e saj. Ajo theksoi se pavarësisht sfidave, ndihet e motivuar dhe është gati të përballojë gjithçka për mirëqenien dhe lumturinë e tyre. “Gjithçka që bëj, e bëj për ta,” tha ajo, duke treguar vendosmërinë e një nëne që nuk dorëzohet.

Rrëfimi i saj është një kujtesë prekëse e forcës së nënës dhe sfidave që shpesh gratë përballojnë për të mbrojtur familjen e tyre, pavarësisht se çfarë ndodh në jetën e tyre personale. /telegrafi

Videon mund ta shikoni: KETU