Merr pjesë në varrimin e Liam Payne, Cheryl e thyer që djali i saj nuk do ta shohë më të atin
Cheryl është e thyer për vdekjen e ish-partnerit të saj, Liam Payne, dhe po pajtohet me faktin se djali i saj shtatëvjeçar Bear nuk do ta shohë më kurrë babanë e tij.
Këngëtarja, 41 vjeçe, mori pjesë në funeralin e Liam në Kishën e Shën Marisë në Amersham, Buckinghamshire të mërkurën, ku u mbështet nga yjet e grupit “Girls Aloud”, Nicola Roberts dhe Kimberley Walsh.
Funerali i Liam ishte ‘dita më e vështirë e jetës së Cheryl’ pasi familja e tij lexoi shumë gjëra personale gjatë ceremonisë së varrimit.
“Humbja e Liam është ende e paimagjinueshme”, tha një burim që ishte pjesë e funeralit.
“Shkrimet gjatë ceremonisë ishin tepër personale dhe përshkruanin se si ishte vërtet Liam”.
Cheryl eci pas arkivolit, ku morën pjesë anëtarë të familjes dhe një mori yjesh nga bota e muzikës dhe sportit.
Pjesë qenë edhe: Harry Styles, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe Niall Horan – miqtë e ngushtë nga grupi “One Direction”. /telegrafi