Pas 35 vjetësh, aktorja e zërit të Milhouse po largohet nga “The Simpsons”

Pas 35 vjetësh, aktorja e zërit të Milhouse po largohet nga “The Simpsons”

Showbiz November 21, 2024 - 12:23

Aktorja e “The Simpsons”, Pamela Hayden, e cila ishte zëri i Milhouse dhe një sërë personazhesh të tjerë, ka njoftuar tërheqjen e saj nga shfaqja pas 35 vjetësh.

Episodi i saj i fundit do të jetë “Treehouse of Horror”, i cili do të transmetohet më 24 nëntor.

Hayden ka qenë një shtyllë në The Simpsons që nga episodi i parë në 1989, dhe vlerësohet me 694 episode të sitcom-it të animuar, sipas IMDB.

Fox tani do të fillojë kastin për të gjetur aktorë për ta zëvendësuar atë.

“Njerëzit vijnë tek unë dhe citojnë Milhouse. Njerëzit gjithmonë thonë se çfarë budallai është ai. Por një gjë që më pëlqen te Milhouse është se ai gjithmonë rrëzohet, por gjithmonë ngrihet. Unë e dua atë djalë të vogël”, tha Hayden në një video ku njoftonte pensionimin e saj. /abcnews