Momenti i ndarjes, Arioni qan me dënesë pasi Diana lë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3” për shkak të babait të saj
Diana Hairi ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” në një moment tejet emocional, duke u larguar për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të saj.
Pas një vizite të bërë nga motra e saj, Adriana, në spektaklin e së hënës, Diana mori lajmin se babai i saj ishte i shtrirë në spital dhe nevojitej që ajo të ishte pranë tij.
Largimi i saj ka prekur shumë fansat, por ajo që e bëri këtë moment edhe më të ndjeshëm ishte përshëndetja e saj me Arionin, i cili ka qajtur me dënesë për largimin e saj.
Dyshja, të cilët kishin krijuar një lidhje të ngushtë brenda shtëpisë, ishin bërë një nga çiftet më të komentuar dhe më të pëlqyer nga publiku. Arioni nuk mundi ta përballonte ndarjen dhe shprehu dhimbjen e tij hapur.
Megjithatë, një tjetër detaj që i ka befasuar fansat ka qenë një shenjë nga motra e Dianës, e cila ka lënë të kuptohet se familja e saj nuk e aprovon lidhjen me Arionin, duke thënë se ata “e urrejnë Arionin”. Kjo ka shtuar pyetje dhe dyshime tek ndjekësit, të cilët tani janë të dyzuar për marrëdhënien e Dianës brenda shtëpisë.
Ndërkohë, Diana është larguar nga gara, ndërsa Arioni ka mbetur pas, i tronditur dhe i thyer emocionalisht nga kjo ndarje që ka lënë gjurmë.