Avantazhi si kapitenes: Gresa dërgon në televotim Drenushën dhe Xhenetën, njëra prej tyre largohet sonte

Avantazhi si kapitenes: Gresa dërgon në televotim Drenushën dhe Xhenetën, njëra prej tyre largohet sonte

Showbiz November 18, 2024 - 22:28

Gresa Gashi është zgjedhur kapitene e javës për shkak të një loje që fitoi si sfidë nga Vëllai i Madh.

Asaj iu dha një avantazh, teksa kishte të renditur disa zarfe në dhomën e surprizave, ku duhej të zgjidhte një nga ta.

Ajo zgjodhi një zarf të kuq, teksa kur lexoi zarfin në të shkruhej se do të zgjidhte dy banorë, që do t’i dërgonte direkt në televotim dhe se një nga ta do të eliminohej sonte.

“Duhet të përzgjedhësh dy emra që shkojnë direkt në televotim dhe njëri prej tyre lë shtëpinë duke ndërprerë garën për çmimin e madh dhe për këtë do të jesh imune nga televotimi këtë javë”, thuhej në të.

Dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj, ajo vendosi për dy konkurrentet – Xhenetën dhe Drenushën.

Sipas Gresës, ato nuk i kanë qëndruar afër në fillim, ku edhe kishte nevojë më së shumti.

Pritet të shihet se cila nga dy banoret do të eliminohet sonte (e hënë). /telegrafi