Deklarata për Gresën, banori i ri merr një dënim nga Vëllai i Madh
Showbiz
November 18, 2024 - 21:47
Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) u diskutua deklarata e Eduart Kuqit për Gresa Gashin.
“Femrat si puna e Gresës duhet me i lidh dhe me i rrah me thupër”, ai ka shtjelluar këtë fjali dhe ka treguar për të vërtetën.
I njëjti thotë se ka qenë në afekt dhe se nuk e ka menduar një gjë të tillë për aktoren.
Ai madje kërkoi falje dhe tha se nuk e mendon tani, por që ishte nxitur nga Xheneta Fetahu.
Për këtë në shtëpi erdhi një zarf ngjyrë gri, i cili dihej se ishte pikërisht për rastin e Edit.
Vëllai i Madh e ka dënuar atë duke e dërguar automatikisht në nominimet e kësaj jave.
Në një rast të tillë për gjuhën e papranueshme pak javë më parë u përjashtua edhe Rezart Veleshnja. /telegrafi